Pas vendimit të Kurtit/ Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për tarifën 100%

Pas vendimit të Kurtit/ Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për tarifën 100%

22:13, 27/02/2020

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e premte).

Sipas një njoftimi të Kuvendit, mbledhja e Kryesisë do të nis në orën 14:00 dhe pikë e rendit të ditës është kërkesa e 41 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

KALLXO.com merr vesh se 41 deputetë nënshkrues të opozitës, PDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe deputetë të komuniteteve jo shumicë(jo serbe) kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për datën 2 mars në ora 11:00.

Sipas burimeve brenda partive opozitare, tema e kësaj seance pritet të jetë paralajmërimi i kryeministrit, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, të vendosur nga qeveria e kaluar.

Tarifa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake është vendosur në vitin 2018 nga qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Beogradi e ka pezulluar pjesëmarrjen në dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar shfuqizimin e tarifës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco