Albin Kurti: Do të zëvendësojmë tarifën 100% me Serbinë, ne nuk jemi për tarifa

Albin Kurti: Do të zëvendësojmë tarifën 100% me Serbinë, ne nuk jemi për tarifa

12:08, 19/02/2020

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot se do të heqë tarifën 100% të Kosovës ndaj Serbisë në Konventën me Prodhuesit e Kosovës.

Kurti shprehimisht tha se “Do të zëvendësojmë tarifën 100% dhe do të zbatojmë reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet. Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve.

Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen.

Parimet e reciprocitetit që do të nxjeren nga Qeveria e Kosovës do të jenë të bazuara ne parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe në CEFTA.”

Në fjalimin e tij në edicionin e dytë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës, Kurti theksoi se “investime të huaja në Kosovë ka pak sepse ka pasur shumë korrupsion dhe pak mbështetje.

Korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit, e shoqëruar me monopolet për kompani të caktuara ka dëmtuar imazhin dhe ka frikësuar investitorët potencial. Nga studime të cilat janë bërë del se mungon raportimi për korrupsionin.

Unë besoj që kjo nuk ndodh pse njerëzit frikësohen, sa njerëzit e ndjejnë kotësinë e raportimit.

Pra, nuk është se i frikësohen hakmarrjes nëse raportojnë, sa kanë hall që s’do të bëhet asgjë edhe kur do të raportojnë. Prandaj sistemi i drejtësisë duhet të jetë efikas, meqenëse është bindja ime se ai është më shumë pasiv sesa i keq.

Këtë pra do ta ndryshojmë ne. Dhe, luftimi i korrupsionit, pamundësimi i ryshfeteve është i domosdoshëm për besimin, për sigurinë. Pasivitetin dhe dyshimin duhet ta zëvendësojmë me besim dhe stabilitet.”

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco