Palmer: I takon Kosovës dhe Serbisë që të përcaktojnë parametrat e dialogut

Palmer: I takon Kosovës dhe Serbisë që të përcaktojnë parametrat e dialogut

08:29, 19/02/2020

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka ka thënë se u takon palëve, pra Kosovës dhe Serbisë të vendosin se për cilën ide janë në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale mes dy vendeve.

“U takon palëve që të përcaktojnë parametrat e dialogut”, ka thënë Palmer për ‘EUobserve’, kur është pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve.

“Do të donim të shihnim njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës si rezultat i procesit [negociator]”, tha poashtu ai, shkruan Indeksonline.

Palmer shtoi se palët kosovare dhe serbe duhet të të gjejnë mënyrë e duhur të rikthehen dialogut.

“Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, t’i vendosin çështjet që i shqetësojnë në tavolinën e negociatave, dhe të gjejnë rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, dhe idealja do të ishte njohja e ndërsjellë si qëllim”, tha ai.

Kujtojmë se ideja për shkëmbim territoresh është pjesa e Veriut t’i jepet Serbisë, kurse Kosova të merr Luginën e Preshevën, apo siç njihet ndryshe Kosova Lindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco