Vrasja e pesëfishtë/ Çfarë dihet për krimin që tronditi shqiptarët

Vrasja e pesëfishtë/ Çfarë dihet për krimin që tronditi shqiptarët

18:22, 18/02/2020

Pesë trupa të pajetë u gjetën të martën në një shtëpi në Gjilan të Kosovës. Ngjarja e rëndë, e pazakontë për Kosovën, tronditi mbarë shqiptarët.

Një zyrtare e Policisë së Kosovës, e quajtur Valdete Bllaca, qëlloi mbi nënën, babanë dhe dy vëllezërit, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas ajo qëlloi edhe mbi veten.

Të paktën ky është versioni i parë mbi atë se çfarë ka ndodhur në familjen Bllaca. Në dorën e Valdetes u gjet një pistoletë. Sipas prokurorisë, ajo ka vrarë nënë Hanifen, babanë Zeqirin dhe dy vëllezërit, Blerimin dhe Fisnikun.

Organet hetimore thonë se Valdetja ka qëlluar me pistoletën zyrtare. Më herët ishte raportuar se Valdetja ishte pezulluar nga policia. Më pas u tha se ajo ka pasur probleme mendore. Megjithatë këto mbetën teori, pasi Valdetja kishte 18 vite në polici.

Po ashtu në media qarkulloi një variant, sipas të cilit ka qenë vëllai i madh, Blerimi, që ka qëlluar mbi prindërit dhe vëllain tjetër, Fisnikun.

Prokuroria e ka rrëzuar këtë teori, ndërsa pikëpyetjet mbeten për këtë ngjarje kaq të rëndë. Dëshmitarët thanë se asnjë prej fëmijëve të familjes nuk ka qenë i martuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco