Alarmi: Rreth 760 kosovarë vdesin çdo vit nga ajri i ndotur

Alarmi: Rreth 760 kosovarë vdesin çdo vit nga ajri i ndotur

08:48, 27/01/2020

Ndotja e lartë e ajrit në Kosovë po vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve, kësisoj vlerësohet se po shkakton qindra vdekje të parakohshme. Qytetarëve u bëhet thirrje t’i marrin masat mbrojtëse që të mos rrezikohen nga kjo ndotje e ajrit.

Qindra kosovarë vlerësohet se në vit po vdesin para kohe nga sëmundje të ndryshme si pasojë e ekspozimit ndaj ajrit të ndotur, njofton Gazeta Expres.

Në raportin e prezantuar nga Banka Botërore “Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë” thuhet se rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit në Kosovë ose 90 për qind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe nga goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor. Sipas këtij raporti, shumica e këtyre njerëzve kanë më pak se 70 vjet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco