Marrëveshja ajrore Kosovë-Serbi/ Priten disa fluturime direkte brenda javës

Marrëveshja ajrore Kosovë-Serbi/ Priten disa fluturime direkte brenda javës

20:11, 22/01/2020

Me iniciativë të amerikanëve në Berlin, para pak ditësh është nënshkruar një marrëveshje për rihapjen e hapësirës ajrore Serbi-Kosovë, që do të mundësojë fluturime direkt Prishtinë-Beograd.

Fluturime do mundësohen nga kompania gjermane Eurowings, e cila do të vendos në shërbim aeroplanët Airbus A230, të cilët do të fluturojnë disa herë gjatë javës, direkt nga Beogradi për në Prishtinë, e që janë me kosto të ulët.

Sipas DW, vetëm ka mbetur të caktohet data se kur do të nisin këto fluturime.

Sipas kompanisë gjermane Eurowings, kanë mbetur edhe disa çështje të ndryshme financiare që vazhdojnë të mbesin të hapura, raporton DW.

“Fillimi i fluturimeve ende nuk është vendosur”, ka thënë përfaqësuesi i Eurowings Florian Grencderfer.

Kompania tashmë e ka bazën në Prishtinë, ku edhe do të jenë zyrat qendrore të Eurowings.

Aeroplanët Airbus A320 kanë gjithsejtë 180 ulëse të klasit biznes , ndërkohë dhe klas standard dhe ekonomik me 90 ulëse në pjesën e pasme të aeroplanit.

Eurowings në fund të viti të kaluar ka hequr dorë nga fluturimet e distancave të gjata, dhe aktualisht mbanë vetë 6 destinacione në SHBA, Kubë dhe Republikën Dominikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco