Ambasada britanike thirrje politikanëve: Kurajo dhe kreativitet, në formimin e qeverisë

Ambasada britanike thirrje politikanëve: Kurajo dhe kreativitet, në formimin e qeverisë

17:21, 20/01/2020

Pas vendimit të Hashim Thaçit për të emëruar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, për formim të qeverisë së re, Ambasada britanike në Prishtinë ka thënë se ka mirëpritur vendimin e presidentit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada britanike shkruan se votuesit kanë pritur tre muaj për këtë moment, duke shtuar se shpresa dhe dëshira për të ndryshuar duhet të respektohet.

“Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment. Shpresa e tyre dhe dëshira për të ndryshuar, e shprehur aq qartë më 6 tetor, duhet të respektohet. Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet të tregojnë kurajo dhe kreativitet në formimin e qeverisë që reflekton dëshirën e elektoratit”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Britanikët kanë bërë thirrje edhe për përshpejtim të negociatave për formim të qeverisë, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdojnë të mos kenë marrëveshje për qeverisje eventuale të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco