Walker mer medaljen ‘Skënderbeu’/ Haradinaj: Na qëndroi përkrah, duke mbrojtur të drejtën tonë

Walker mer medaljen ‘Skënderbeu’/ Haradinaj: Na qëndroi përkrah, duke mbrojtur të drejtën tonë

21:49, 17/01/2020

Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka pritur ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë William Walker, të cilin e ka nderuar me medaljen “Skënderbeu”.

Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj thotë se gjatë takimit kanë zhvilluar një bisedë emocionale, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë Walker i qëndroi përkrah Kosovës.

Gjithashtu Haradinaj u shpreh se “Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Walker dhe populli amerikan”.

Postimi i plotë:

Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë.

Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare.

E nderova me medaljen Skenderbeu, në ditën e kalimit në amshim të kryeheroit Gjergj Kastrioti.

Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Walker dhe populli amerikan.

Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës! 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco