‘Masakra e Reçakut’ solli ndërhyrjen e NATO-s/ Diplomatët perëndimor nderojnë kujtimin e viktimave

‘Masakra e Reçakut’ solli ndërhyrjen e NATO-s/ Diplomatët perëndimor nderojnë kujtimin e viktimave

19:56, 14/01/2020

Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, kanë përkujtuar 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Në deklaratën e ambasadorëve thuhet që Masakra e Reçakut bëri që NATO-ja të ndërhyjë në Kosovë.

Deklarata e plotë:

Njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe ti japin fund një katastrofë humanitare.

Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Recak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më pare, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm.

Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre. qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend “i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë.” Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/01/2020 23:50

Por çfarë thonë E Dram Vuçiqiri? E kanë saju kosovarët. Serbët janë qingja, janë beca. Ndëgjoni çfarë thotë Gjigandi i Kombit, Patër Gjergj Fishta në vitin 1908 sikur të ishte sot Një dhuratë për E Dramën nga Gjigandi i letrave Shqipe, Fishta ...Moren pê'n e rane n' Arte, Me Greqi kû dán Shqypnija, Si e ka vû Faik Begu n' Kartë, Qi ka shtypun Albania". Por ka ngae Faik Begu i shumi M'i-a vû n'leter Shqypnis megjet. Sá me letra, besa, O r u m i Vonë e vonë nder mend do t' regjet; Pse do t' dini ju ketë fjalë Ka bâ bé Gjeka n' Atinë, Se atij shpirti s' ka me i dalë Per pa i shty kufijt n' janinë. Lê' se bé ka bâ Greqija Me na u shndrrue kufijvet vend, Por, po thonë se edhè Serbija Don me u djergun mje n' Pezrend, E po thonë, se jo per tjeter Duen Serbjant me marrë Shqypnín, Qi ata e quejn Serbija e vjeter, Veç me prû mbrendë qytetnin. — Marshallà! ç' farë qytetnijet Na barbart e Kastriotit Kem' me pasun prej Serbijet, Kúr „Serbjan" t' na quejn mbas sotit! Në mos tjeter kem' me u msue Me thye bén, qi t' bâjm m' therorè; Grát per s' deknit me i dhunue, Me pré nïerzt, qï t' na bïejn ndore. Prap po thonë, se edhe Bullgarvet Fort po u vesket Monastiri, E se gacat n'tökë Shqyptarvet Rrijn tu' i shti hiri e pa hiri. Medjè, thonë nji fjalë mâ teper, Knjaz Nikolla me shallvarë Don me marrë Malsïn e ëper Me gjith Shkoder sâ ma parë E shka t' lânë kta kater ujq, Qï i kerchohen shoqi-shojt Thonë, do t' dalë nji dreq i kuq, Qi pa dhimbê do t'i a njese thojt. Edhe m' duket se per né, Mor' Shqyptarë, ky djáll i zi Sa mâ para ka me lé, Pse na drèqnit kem' kojshi..,...... Kjo kryevepër asht shkrujt nga Gjigandi i shqyptarizmit Patër Gjergj Fishta në vitin 1908, pra 9 vjet para revolucionit leninist.

Shto koment

Denonco