Anashkaluan liderët politik në Kosovë/ Presidenti hungarez dhe kryeministri slloven, vizitojnë ushtarët e KFOR

Anashkaluan liderët politik në Kosovë/ Presidenti hungarez dhe kryeministri slloven, vizitojnë ushtarët e KFOR

22:59, 14/12/2019

János Ader, presidenti i Hungarisë dhe Marjan Sarec, kryeministri i Sllovenisë, kanë zhvilluar një vizitë te ushtarët e KFOR-it në Kosovë.

Për arsye akoma të pazbardhura, dy udhëheqësit e shteteve respektive, kanë zgjedhur të mos takojnë asnjë nga zyrtarët politik në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Maj. Gen. Michele Risi është takuar me presidentin hungarez, Janos Ader, ku në një postim në twitter, KFOR-i ka shprehur vlerësimin e rolit dhe kontributit të trupave Hungareze në sigurinë e ambientit dhe lirinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

KFOR-i gjithashtu publikoi edhe takimin e komandantit Maj. Gen. Michele Risi, me kryeministrin slloven Marjan Sarec.

Si presidenti Ader, ashtu edhe kryeministri Sarec, zgjodhën të mos takohen me asnjë nga liderët kosovarë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 15/12/2019 18:44

Forcat e KFOR -it jane ne Kosove, apo jo? A ka President e K/minister ky vend apo jo? A ka reaguar ndonje institucion ne Kosove?

Shto koment

Denonco