Legjislatura e VII e Kuvendit të Kosovës/ Regjistrohen 119 deputetë, 50 % për herë të parë

Legjislatura e VII e Kuvendit të Kosovës/ Regjistrohen 119 deputetë, 50 % për herë të parë

19:56, 13/12/2019

Sipas kalendarit të përcaktuar nga administrata, 119 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VII, kanë përfunduar procedurën e regjistrimit të Kuvend.

I vetmi që nuk është regjistruar akoma është deputeti Rasim Demiri, i cili, do të regjistrohet gjatë ditëve të ardhshme.

Përbërja e Kuvendit të Kosovës do të ketë pothuajse 50 % të deputetëve, të cilët do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, për herë të parë.

Nga 120 deputetë, pa numëruar 20 deputetët e minoriteteve, 29 deputetë ka Lëvizja Vetëvendosje, 28 Lidhja Demokratike e Kosovës, 24 Partia Demokratike e Kosovës, 13 Aleanca për Ardhnërinë e Kosovës dhe 6 Nisma Socialdemokrate.

Dy partitë me numrin më të madh të deputetëve po zhvillojnë takime për formimin e koalicionit qeverisës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco