Bien dakort, që mos të bien dakort/ S’ka marrëveshje as sot, mes VV-LDK

Bien dakort, që mos të bien dakort/ S’ka marrëveshje as sot, mes VV-LDK

18:50, 13/12/2019

Gjatë takimit të ditës së sotme mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, liderat respektivë kanë arritur të merren vesh për t’u takuar përsëri nesër, mbi koalicionin qeverisës.

Në një njoftim për mediat pas takimit, dy ish-shefat e Grupeve Parlamentare të të dy partive në fjalë, Avdullah Hoti dhe Glauk Konjufca, kanë deklaruar se liderat do takohen sërish nesër.

“Patëm takim të gjatë dhe besoj mjaftë konstuktiv dhe besoj se marrëveshja do të arrihet. Jemi dakorduar të takohemi përsëri derisa t’i mbyllim të gjitha detajet”, tha Hoti i LDK-së.

Në anën tjetër, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje është shprehur se do të takohen përsëri nesër.

“U pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta dhe për këtë arsye nesër sërish do të takohemi dhe do t’i diskutojmë pozicionet biseduese në të cilat përfundoi takimi i sontëm dhe kështu mund t’iu them se për takimin e nesërm. Ky takim nuk do të ndodhte sikur pozicionet tona të mos përafroheshin. Ka disponimp rej të dy palëve të marrëveshja të arrihet. Ne jemi të pakënaqur me ndrrimin e dates së konstituimit të Kuvendit sepse presidenti nuk ka dhënë asnjë shpjegim”, tha Konjufca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco