Masakra e Reçakut, Vuçiç e mohon/ Ambasadorja Çitaku: Çmenduri totale! Mohimi i krimeve serbe, i papranueshëm

Masakra e Reçakut, Vuçiç e mohon/ Ambasadorja Çitaku: Çmenduri totale! Mohimi i krimeve serbe, i papranueshëm

17:24, 05/12/2019

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA, i ka cilësuar si ‘çmenduri totale’, mohimin që Vuçiç ia bën Masakrës së Reçakut dhe krimeve të forcave paramilitare serbe në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë sapo ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar. Kjo është një çmenduri totale”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në twitter.

“Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë”, ka shtuar tutje Çitaku.

Sipas ambasadores Çitaku, deklarata të tilla janë një turp për Serbinë dhe se mohimi i krimeve të kryera nga forcat serbe është i papranueshëm.

Si pasojë e përdorimit të një gjuhe urrejtje dhe mohimit të masakrës së Çitakut, ish-ministri nga radhët e Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, është dënuar sot me dy vjet burgim pasi e kishte quajtur Masakrën e Reçakut një ‘fabrikim’.

Duke mos mbajtur përgjegjësi për krimet e luftës, mbi dënimin e Teodosijeviq ka folur edhe shefi i Listës Serbe, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke përsëritur të njëjtën deklaratë skandaloze të Teodosijeviqit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco