16 shtatori si ‘Dita Ndërkombëtare e Demokracisë’ në Kuvendin e Kosovës

16 shtatori si ‘Dita Ndërkombëtare e Demokracisë’ në Kuvendin e Kosovës

23:39, 13/09/2019

Të hënën, më 16 shtator 2019, nën moton “Pjesëmarrja”, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se, duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

Programi:

09:30 Dyert e hapura të Kuvendit

10:00 Hapja – mirëseardhje

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit

(holli i Kuvendit)

10:10 Prezantimi i ueb-faqes së re të Kuvendit të Kosovës

Vullnet Kabashi, drejtor i Drejtorisë për Teknologji Informative / anëtar i Forumit për Transparencë

?(holli i Kuvendit)

10:30 Kabina e Transparencës (video – porosi)

(oborri i Kuvendit)

10:40 Ekspozitë e foto-sesionit me temën “Pjesëmarrja”

(oborri i Kuvendit)

10:50 Hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile

Punëtoritë për demokraci

(oborri i Kuvendit)

11:30 Kuizi i Demokracisë

(holli i Kuvendit)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco