Kim Mehmeti: Vetëvendosje, shpresa e vetme e mbetur dhe e paharxhuar e Kosovës

Kim Mehmeti: Vetëvendosje, shpresa e vetme e mbetur dhe e paharxhuar e Kosovës

21:57, 26/08/2019

Publicisti nga Shkupi Kim Mehmeti i del në krah Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar si shpresën e vetme të mbetur të Kosovës.

Sipas tij, të gjithë partitë e tjera, që kanë qeverisur vendin që prej çlirimit, më shumë i kanë marrë se sa i kanë dhënë Kosovës, shkruan Syri.net.

“Përpos Lëvizjes VETËVENDOSJE thuajse të gjitha partitë tjera e kanë sunduar Kosovën. Dhe gjitha ato më shumë i morën se sa i dhanë vendit si dhe, dëshmuan se më shumë se sa fati e mirëqenia e shtetit, i interesonte fati dhe e mira e sunduesit dhe e ‘oborrtarëve’ të tij. E VV ishte thuajse e vetmja që e flijonte vetveten për ta mbrojtur Kosovën nga këta shitës dhe zhvatës të saj. Andaj duhet të jesh hienë politike që sot ta kritikosh VV dhe liderin e saj për mjerimin që jeton Kosova. Dhe duhet të jesh mbi mesataren i pafytyrë, qëllimkeq si dhe pervers politik i përmasave monstruoze që të mos e pranosh se VV është shpresa e vetme e mbetur dhe e pa harxhuar e Kosovës!”, shprehet Kim Mehmeti.

Deklarata e analistit nga Shkupi vjen në një ditë kur presidenti Hashim Thaçi shpalli 6 tetorin si datën zyrtare për zgjedhje të parakohshme. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco