Arrestohen tetë persona për mashtrime financiare dhe bixhoz të paligjshëm

Arrestohen tetë persona për mashtrime financiare dhe bixhoz të paligjshëm

18:09, 24/08/2019

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar tetë persona të dyshuar për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Arrestimet vijnë pas aksionit në trembëdhjetë lokacione ku në tetë prej tyre janë sekuestruar dëshmi si; kompjuterë, telefona mobil, para dhe etiketa të lojërave të fatit, sipas Rel.

“Në lidhje me këtë operacion janë marë në pyetje personat e dyshuar, ndërsa për ecurinë e zbatimit të urdhër-kontrollit në vazhdimësi është informuar prokurori i shtetit dhe me vendim të prokurorit shtatë (7) nga personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco