VIDEO/ Aksident i rëndë në Prishtinë: Kamioni pa frena merr përpara 9 makina, disa të plagosur

VIDEO/ Aksident i rëndë në Prishtinë: Kamioni pa frena merr përpara 9 makina, disa të plagosur

14:42, 23/08/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minuta në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 makina dhe janë lënduar 3 persona, shkruan Gazeta Express.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një defekti të kamionit të kompanisë ‘Pastrimi’, që ka bërë ta humbasë kontrollin dhe të dalë në trasenë e kundërt duke goditur makinat që po lëviznin.

Të aksidentuarit po trajtohen në QKUK dhe janë jashtë rrezikut, ndërkohë Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit.

Ndërkohë kanë dalë edhe fotografitë e para  të cilat janë shkrepur menjëherë pasi ka ndodhur aksidenti, ku shihet një person i lënduar i shtrirë në pjesën ndarëse të rrugës teksa merr ndihmën e parë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco