Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, i duheshin 150 mijë euro për kurimin e sëmundjes së rëndë

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, i duheshin 150 mijë euro për kurimin e sëmundjes së rëndë

22:35, 17/08/2019

Si pasojë e sëmundjes së leukemisë akute, ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Nasuf Mjekqi.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit, duke shtuar se 42 vjeçari ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë.

Kujtojmë se Mjekqit iu nevojiteshin 150 mijë euro për ta trajtuar sëmundjen e tij në Turqi.

Në shumë raste, ish ushtarë të UÇK-së, kontribues të drejtëpërdrejtë në çlirimin e Kosovës, lihen në harresë nga autoritetet shtetërore. Shumë prej tyre, pëveçse pa asnjë ndihmë nga shteti, vuajnë mes skamjes dhe varfërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco