Festë e madhe në Kosovë, Milani përballet me Feronikelin

Festë e madhe në Kosovë, Milani përballet me Feronikelin

09:33, 10/08/2019

Milani dhe Feronikeli ditën e sotme do të përballen midis tyre në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës në orëm 20:45.

Në faqen e tij zyrtare, klubi milanez ka publikuar një fotografi nga biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani” që ndodhet në qendër të Prishtinës.

Në krah të fotos, klubi "i pyet" tifozët e Milanit në Kosovë nëse janë gati për gati për të mbështetur skuadrën.

Kjo përballje po pritet me shumë entuziazëm, pasi tifozët e skuadrës së Milanit janë të shumtë në Kosovë.

Për fansat e “kuqezinjve” në Dardani , drejtuesit e skuadrës italiane, kanë përgatitur dhe një surprizë.

Ata do të sjellin trofeun e Champions League. Ky trofe i madh, i ngritur nga shumë kapitenë dhe i ëndërruar nga të gjithë futbollistët në botë, do të jetë sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco