Ndahet nga jeta gazetarja dhe poetja shqiptare

Ndahet nga jeta gazetarja dhe poetja shqiptare

23:39, 04/08/2019

Ka ndërruar jetë ditën e sotme gazetarja dhe poetja e njohur nga Kosova,  Burbuqe Rushiti.

Ajo ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.

Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi, ndërsa është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare, raporton Express.

Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco