Edhe Jakup Krasniqi e Sokol Bashota thirren nga Haga/ Reagon Kadri Veseli

Edhe Jakup Krasniqi e Sokol Bashota thirren nga Haga/ Reagon Kadri Veseli

16:34, 20/07/2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,  njëherazi kryetar i PDK, Kadri Veseli ka reaguar pas thirrjeve tnga Gjykata Speciale për ish-Zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe për ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm, Sokol Bashota.

“Kjo është një goditje për bashkëluftëtarët e mi, për UÇK-në dhe luftën tonë, por unë jam i sigurtë që do e kapërcejmë me kurajo dhe nder këtë sfidë së bashku dhe do dalim prej saj më të fortë se më parë”, ka shkruar ndër të tjera Veseli në faqen e tij në Facebook.

Teksa përmend edhe rastin e Ramush Haradinaj, Veseli shprehet se, ata do të kthehen sërish të pafajshëm në Kosovë.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Lufta e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i pavarur me dinjitet e krenari kombëtare në trojet e veta shekullore të Kosovës, është një ndër kapitujt më të ndritur të historisë sonë bashkohore dhe askush nuk do mund ta njollosi dot.

Me keqardhje pranova sot lajmin e thirrjes nga gjykata speciale të ish-Zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Jakup Krasniqi menjëherë pasi janë thirrur tashmë ish- shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish- komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe ish- anëtari i Shtabit të UÇK-së, Sokol Bashota.

Kjo është një goditje për bashkëluftëtarët e mi, për UÇK-në dhe luftën tonë, por unë jam i sigurtë që do e kapërcejmë me kurajo dhe nder këtë sfidë së bashku dhe do dalim prej saj më të fortë se më parë.

Unë jam i bindur se ata do të kthehen përsëri të pafajshëm e kryelartë sepse e drejta ka qenë dhe mbetet në anën tonë dhe ne kemi qenë në anën e duhur të historisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco