A ka gisht Rama dhe Thaçi në procesin kundër Haradinajt?...

A ka gisht Rama dhe Thaçi në procesin kundër Haradinajt?...

23:26, 19/07/2019

Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur reagime të shumta në Prishtinë, Tiranë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Shumica vlerësojnë aktin e tij prej shtetari dinjitoz dhe shprehin mbështetje për të.

Reagimet të shumta ka pasur edhe nga politika shqiptare.

Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës reagoi presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i diasporës, Pandeli Majko, kreu i opozitës, Lulzim Basha e ish-ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati.

Por ajo që po tërheq më shumë vëmendje është fakti se kryeministri i Shqipërisë nuk ka bërë asnjë deklaratë deri më tani.

Kryeministri i Shqipërisë kohët e fundit kishte një ftohje me Ramush Haradinajn pas deklaratave të këtij të fundit se Rama e kishte detyruar në Samitin e Berlinit që të ndryshonte mendim për taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj në një intervistë për T7, gjatë samitit të Berlinit kishte thënë se Edi Rama dhe Hashim Thaçi i kishin bërë presion në sy të ndërkombëtarëve për ta hequr taksën, e nuk i kishin dalë në krah.

Madje ai tha se vetë Rama e Thaçi i kishin bërë më shumë presion sesa vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Dhe Rama në anën tjetër, e kishte akuzuar publikisht kryeministrin e Kosovës së ka gënjyer me deklaratat e tij. Pyetja që shtrohet pas këtyre kërcënimeve është se a ka gisht Rama dhe Thaçi në procesin kundër Haradinajt.

Ata janë ideatorët e lojës së rrezikshme të copëtimit të Kosovës ndaj dhe kështu janë edhe përfituesit kryesorë të këtij plani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco