FOTO/ Ndahet nga jeta dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë, ja mesazhi i Haradinajt

FOTO/ Ndahet nga jeta dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë, ja mesazhi i Haradinajt

16:48, 15/07/2019

Ditën e sotme, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Profesori dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë, Gazmend Shaqiri.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i kësaj klinike, Hajriz Rudari.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, Haradinaj shpreh ngushëllimet për këtë humbje të madhe.

“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të mjekut, profesorit universitar Gazmend Shaqiri, njërit nga prijetarët e kirurgjisë kardiovaskulare në Kosovë, i cili gjithë jetën e tij e shkriu në shërbim të shëndetit të njeriut të këtij vendi.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Shaqiri dhe miqve, për humbjen e familjarit dhe kolegut profesionist i zoti!

I qoftë i lehtë dheu, Doktor Gazmend Shaqirit!”, shkruan Haradinaj në mesazhin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco