FOTO/ Polici vret lopën me armën e punës

FOTO/ Polici vret lopën me armën e punës

19:07, 14/07/2019

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në Istog. Një lopë është qëlluar nga një polic me armë zyrtare.

Burime te KALLXO.com brenda Inspektoratit të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se kafsha është qëlluar nga arma zyrtare, ndërsa zyrtari policor me gradën e rreshterit, është arsyetuar se ka qëlluar gabimisht pasi caku i tij ishin disa qen që po i rrezikonin fëmijët.

Rasti është duke u hetuar nga IPK për t’i sqaruat rrethanat.

Sipas asaj që raporton media në fjalë, pronari i lopës dhe polici jetojnë në të njëjtën lagje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco