Policia: Mos ndaloni për foto në mes të autostradës ‘Arbën Xhaferi’, po shkaktoni aksidente Fotot e publikuara nga Policia e Kosovës

Policia: Mos ndaloni për foto në mes të autostradës ‘Arbën Xhaferi’, po shkaktoni aksidente

13:41, 09/07/2019

Disa shoferë dhe pasagjerë, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në Kosovë, konkretisht në urën mbi lumin Lepenc, për kuriozitet dhe për shkak të bukurive që ofron kjo urë, ndalojnë me automjetet e tyre në shiritat emergjentë dhe zbresin nga automjetet për fotografi, madje edhe në grupe, duke  rrezikuar sigurinë e tyre por edhe të shoferëve të tjerë.

Ndaj, Policia e Kosovës, Njësia për Kontroll të Autostradave, njoftoi se që të parandalojë aksidentet në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, ka zbatuar një plan operativ dhe gjatë tri javëve të shkuara ka dhënë 33 gjoba:

28 gjoba ndaj shoferëve për ndalim në autostradë, 5 gjoba për lëvizjen e këmbësorëve në autostradë.

Policia e Kosovës, apelon dhe kërkon nga qytetarët në përgjithësi dhe drejtuesit e automjeteve në veçanti, që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë të mos bëjnë shkelje të rregullave të qarkullimit në autostradë sepse po rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve. Policia do të ndëshkojë të gjithë ata që bëjnë shkelje të tilla.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco