Vrasjet e pasluftës/ Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli para Gjykatës Speciale?

Vrasjet e pasluftës/ Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli para Gjykatës Speciale?

19:46, 18/04/2019

Një zyrtar i lartë i Gjykatës Speciale ka thënë për Gazeta Express se, aktakuuzat e para do të ngrihen për vrasjjet e shqiptarëve pas luftës.

Sipas këtij burimi, Gjykata Speciale mund të quhet “shteti në gjyq” sepse me materialin që ka, do të akuzohen edhe presidenti Thaçi e Kadri Veseli. Gjykata ka siguruar shumë dëshmitar dhe prova në të cilat i bazon akuzat

Deri tani, Zyra e Prokurorit Special ka marrë në pyetje rreth 100 persona, në cilësinë e të dyshuarve dhe të dëshmitarëve, ndërsa kjo zyrë planifikon t’i të pyesë edhe 300 të tjerë përpara se të bëjë gati aktakuuzat e para.

Sipas burimit, në listën e të dyshuarve janë edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Gjatë një bisede të zhvilluar në një nga vendet e BE-së, ky burim, që nuk ka dashur të identifikohet, ka thënë se aktakuzat e para ngrihen për vrasjet e pasluftës ndaj shqiptarëve.

“Aktakuzat e para do të jenë për vrasjet e pasluftës, për krime ndaj shqiptareve”, është shprehur ai.

 “Nga ajo çfarë sot posedon prokuroria do te ketë aktakuuzë ndaj Thaçit dhe Veselit, Rexhep Selimit, Daut Haradinajt, Sami Lushtakut, Azem Syles, e shumë figurave të tjera të luftës”, shton  burimi.

Sipas këtij zyrtari, nga puna e deritanishme e Tribunalit, kanë parë se “Krerët kryesore të UÇK-së po i frikësohen njëri-tjetrit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco