Haradinaj i ashpër: Mogherini dhe Hahn dëmtuan Kosovën e rajonin

Haradinaj i ashpër: Mogherini dhe Hahn dëmtuan Kosovën e rajonin

20:53, 15/04/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur me tone të ashpra për përfaqësuesen e Bashkimit Europian, Frederica Mogherini dhe për komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Sipas Haradinajt, të dy zyrtarët e lartë kanë dëmtuar Kosovën dhe të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ka treguar se nëse ata nuk do të kishin biseduar për çështjen e kufijve dhe territoret, sot Kosova dhe Serbia mund të kishin arritur një marrëveshje.

“Vazhdim i gabimit që e ka bërë zonja Mogherini dhe komisionari Han a kanë humbur 1 vit BE – së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e le të hapur për mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve që po shkojnë”-theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/04/2019 23:53

Këta të dy janë bax-hellët e Sorosit në shërbim të jugosllavisë së re.

Shto koment

Denonco