Lufta në Kosovë/ Ambasada e SHBA: Mohimi i mizorive, ofendim për viktimat

Lufta në Kosovë/ Ambasada e SHBA: Mohimi i mizorive, ofendim për viktimat

19:57, 15/04/2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, në përkujtim të 20 vjetorit të mizorive të luftës, ka ngushëlluar familjet e viktimave.

Në njoftimin e saj, ndër të tjera, thuhet gjithashtu se të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.

 “Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ditë më parë, Ministri Ivan Teodosijeviq, që u shkarkua nga kryeministri Haradinaj, masakrën e Reçakut e cilësoi si një “trillim të shqiptarëve”, ndërsa, shqiptarët e Kosovës që luftuan për çlirim të Kosovës i quajti “terroristë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco