Taksa që ia nxiu, Vuçiç në takim deri në mesnatë me këshilltarët e Merkelit

Taksa që ia nxiu, Vuçiç në takim deri në mesnatë me këshilltarët e Merkelit

09:33, 12/03/2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbajti një takim mbrëmë me Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg, këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel.

Takimi u mbyll rreth mesnatës, raporton Blic-i serb, duke shtuar se pas bisedimeve pothuajse dy orëshe nuk pati njoftime zyrtare apo deklarata, transmeton Klan Kosova.

Dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel të hënën në Prishtinë u takuan me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Klani mëson se Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg i thanë shefit të qeverisë të heqë taksën, pasi Beogradi më pas do të kushtëzojë dialogun me platformën dhe Prishtina nuk duhet të fajësohet për bllokim të procesit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco