Veseli e nënshkruan Platformën e Dialogut

Veseli e nënshkruan Platformën e Dialogut

10:55, 08/03/2019

Platforma për Dialogun me Serbinë, e miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, është nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Me këtë dokument, Kosova ka vendosur temat e pranueshme për dialog, dhe synimet qe ka për marrëveshjen finale.

Platforma shpreh qëndrimin e Kosovës për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizatat tjera.

Kadri Veseli kishte qenë një prej liderëve që kishte synuar arritjen e një konsensusi politik në Kosovë për dialogun, duke kërkuar që edhe opozita të ketë rolin e vetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco