Familja Jashari përgënjeshtron/ Adem Jashari nuk e ka takuar kurrë Hashim Thaçin

Familja Jashari përgënjeshtron/ Adem Jashari nuk e ka takuar kurrë Hashim Thaçin

18:51, 07/03/2019

Është përfolur shumë se fotografitë e publikuara nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku shfaqet me komandatin legjendar të UÇK, Adem Jashari, janë të manipuluara. Dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe një anëtar i familjes Jashari.

Djali i Ali Jasharit, kushëriri shumë i afërt i Komandantit legjendar, Adem Jasharit, Lavdim Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliut, e cila së fundi ka publikuar një shkrim, ku thuhet se në odën e Dan Lubovecit ishte i pranishëm ishte Adem Jashari së bashku me Hashim Thaçin.

Ja reagimi i plotë:

Reagim lidhur me shkrimin e deputetes, Blerta Deliu Kodra

Deputetja Blerta Deliu ka postuar një shkrim me titull: Foto e rrallë e komandantit Adem Jashari, në një odë me muzikë patriotike!

Në këtë shkrim thuhet se në odën e Dan Lubovecit, ku në foto duket se i pranishëm ishte Adem Jashari, ishte edhe Hashim Thaçi.

Ndiej për obligim ta sqaroj opinionin publik se në këtë dasmë, që në fakt ishte dasma e babait tim, Muharrem Jashari, Hashim Thaçi nuk ishte i pranishëm dhe rrjedhimisht shkrimi i Blerta Deliut nuk mbështetet në të vërtetën.

P.S. Foton që e shoqëron shkrimin deputetja, Blerta Deliu Kodra e ka marrë nga një postim i imi në facbook.

Lavdim Muharrem Jashari

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco