Taksa ndaj Serbisë/ Biznesmeni mbështet vendimin e Haradinajt: Është rritur prodhimi dhe punësimi

Taksa ndaj Serbisë/ Biznesmeni mbështet vendimin e Haradinajt: Është rritur prodhimi dhe punësimi

17:11, 04/03/2019

Që nga vendosja e taksës ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja- Hercegovina, kompania vendore “Fluidi” ka rritur prodhimin e vajit, teksa ka shtuar edhe numrin e të punësuarve.

Kështu është shprehur pronari i kësaj kompanie, Fejzullah Mustafa, i cili gjatë vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë kompani, ka shtuar se, është dashur që më herët të vendoset një taksë e tillë për prodhimet që vijnë nga shteti serb.

“Taksa si taksë ka ndikuar dhe e ka bërë një efekt të vetin, që mendoj se është dashur edhe më herët të implementohet. Për këtë kohë të taksës së implementuar kemi një rritje të prodhimit, sidomos tek vaji ‘Floil’ kemi rritje më tepër qind për qind, ndoshta mbi 100 përqind kemi një ngritje. Kështu që, mendoj se kjo taksë ka ndikuar pozitivisht tek konsumatori, tek populli i Kosovës se ka kuptuar dhe janë vetëdijesuar se duhet të konsumohen produktet vendore. Nëse konsumohen produktet vendore çka dhe kush fiton, do të fitojë shteti i Kosovës, do të zhvillohet ekonomia e Kosovës”, tha Mustafa.

Edhe kryeministri Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve të zgjedhin produktet vendase para atyre të huaja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco