VIDEO/ Haradinaj nuk tërhiqet: Me paratë e fituara në Kosovë, Serbia blen armë te armiku i SHBA-ve

VIDEO/ Haradinaj nuk tërhiqet: Me paratë e fituara në Kosovë, Serbia blen armë te armiku i SHBA-ve

23:38, 22/02/2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga vendimi për taksën ndaj Serbisë. Sipas tij, ajo nuk do të ndikojë në raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i qeverisë së Prishtinës ka deklaruar se Serbia me paratë që shet në Kosovë, blen armë te armiku i Amerikës, duke aluduar Rusinë.

“Vendimi për taksën nuk i është dedikuar Amerikës, por i është dedikuar një kundërshtari që ka pozita armiqësore ndaj Kosovës, e cila me paratë që i fiton duke shitur në Kosovë, blen armë te armiku i Amerikës. Nëse dikush mendon se taksa i prish raportet Kosovë-Amerikë, ose nuk po e lexon mirë politikën, ose ka hall tjetër”, ka thënë Haradinaj i ftuar në RTV 21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco