Ahmeti me Haradinajn, nuk e voton shkarkimin e qeverisë

Ahmeti me Haradinajn, nuk e voton shkarkimin e qeverisë

12:22, 19/02/2019

Kryetari i PSD-se, Shpend Ahmeti ka shprehur qëndrimin e partisë së tij, duke thënë se PSD kjo parti mbështet vënien e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe se nuk do të përkrahin PDK-në nëse synon rrëzimin e qeverisë Haradinaj për shkak të taksës.

“Përderisa për LDK-në nuk mund të flas, sa i përket PSD-së, mund të konfirmoj se nuk ka pas as edhe një takim apo diskutim për këtë gjë. Ne kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim mbështetje politike për taksën dhe jemi pjesë e delegacionit shtetëror për dialogun. I kemi thënë edhe LDK-së e VV-së, se nuk do ta ndihmojmë Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë për shkak të taksës. Tani i themi edhe PDK-së se me ndihmën tonë nuk do ta rrëzojnë e as kërcënojnë AAK-në - si presion ndaj Kryeministrit për ta larguar taksën”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti thekson se dialogu me Serbinë është çështje tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës, si në aktualitet ashtu edhe në potencialitet.  

“Prandaj, vendimet për të duhet të synojnë përherë koncensualitet dhe të përfshijnë të gjithë ata që janë të interesuar ta ndihmojnë Kosovën. Protagonizmi e personalizimi i këtij procesi as nuk është i mundshëm dhe do të ishte tejet i dëmshëm”, shkruan Ahmeti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco