FOTO/ Kujdes! Policia e Kosovës ju vëzhgon, fotografi nga semafori

FOTO/ Kujdes! Policia e Kosovës ju vëzhgon, fotografi nga semafori

23:12, 11/02/2019

Policia në Prishtinë ka filluar ta ri-zbatojë planin operativ “Semafori”, cak i të cilit është identifikimi i shoferëve të cilët nuk e respektojnë dritën e kuqe të semaforit.

Përmes këtij plani, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë, duke patrulluar me një njësi të policëve civilë, dhe një tjerët me uniformë, arrijnë të identifikojnë kundërvajtësit të cilët nuk respektojnë dritën e kuqe të semaforit.

Policët civilë të cilët vendosen në afërsi të semaforëve, fotografojnë të gjitha automjetet të cilat nuk respektojnë dritën e kuqe të semaforit, dhe e njëjta veturë ndalohet nga njësiti tjetër i policëve të cilët vendosen në një pikë tjetër.

Rreshteri Arsim Gollubovci ka thënë për KALLXO.com se vetëm gjatë kësaj jave, kanë shqiptuar më shumë se 100 gjoba për persona të cilët nuk  e kanë respektuar ditën e kuqe të semaforit.

“Jemi duke vepruar në çdo pikë ku ka semaforë. Gjatë kësaj kohe nga e hëna deri të premten janë shqiptuar mbi 100 gjoba trafikut”, është shprehur Gollubovci.

Gjoba për personat të cilët nuk presin ndezjen e dritës së gjelbër në semafor, Gollubovci thotë se kap shumën deri në 150 euro.

“Gjobat janë prej 150 euro gjoba, tri pikë negative, ndalesë dhe tre muaj patentë shoferi i ndalohet”, tregon rreshteri.

Rreshteri ka treguar se deri kur është paraparë të zbatohet plani operativ “Semafori”.

“Varësisht nga kundërvajtësit, në qoftë se vërejmë se kundërvajtësit nuk e respektojnë semaforin ne do të vazhdojmë varësisht nga situata”, thotë Gollubovci. /Kallxo

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco