Berisha: Urime, superyllit botëror, çikës së Kosovës!

Berisha: Urime, superyllit botëror, çikës së Kosovës!

12:51, 11/02/2019

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar urimet e tij më të përzemërta, këngëtares kosovare në Britani, Dua Lipa, e cila sapo u nderua me dy çmime “Grammy”.

Berisha e quan “çika e Kosovës”.

“Një urim për superyllin botëror të pop-it, Dua Lipa! – shkruan ish-Kryeministri. - Superylli botëror i pop-it, çika e Kosovës, Dua Lipa, ngjitet në zenitin e suksesit. Ajo mbrëmë fitoi çmimin Grammy, shpallet “Artistja e re më e Mirë e Vitit”! Por nata e ceremonisë vjetore të Çmimeve Grammy ishte e magjishme per Duan, ajo fitoi dhe çmimin “Best Dance Recording”. Urimet më të përzemërta për Duan!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment