Statistika lufte, 13 gra vdiqën vitin e kaluar nga dhuna në familje

Statistika lufte, 13 gra vdiqën vitin e kaluar nga dhuna në familje

14:10, 17/01/2019

13 vdekje të grave kanë ndodhur nga mbi 1 mijë raste të dhunës në familje gjatë periudhës janar-shtator 2018 në Kosovë.

Kështu u bë e ditur sot gjatë prezantimit të raportit të OSBE-së me tematik mbi “Strehimoret për viktimat e dhunës në familje në Kosovë”.

Gjatë publikimit të raportit u tha se për gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë nga ky mision, dhuna në familje vërehet në Kosovë  me përmasa të mëdha.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë,  Jan Braathu, e quajti ‘shokues’ faktin për dhunën që po u bëhet grave në Kosovë.

Sipas Braathu, numri i grave që do të gjenin strehq në strehimore do të ishte më i madh nëse do të ishin mq të informuara dhe mundësitë.

“Është një fakt i frikshëm, por kjo nuk ndodhë vetëm këtu por edhe në botë. Vendi më i rrezikshëm për gruan është të jetë në shtëpinë e saj e keqtrajtuar. Vitin e kaluar së paku 13 kanë gjetur vdekjen nga dhuna. Janë vrarë 30 gra nga burrat ose baballarët, e ky fakt është se strehimoret janë të nevojshme për t’i larguar gratë nga një marrëdhënie abuzive. Vitin e kaluar 7 strehimore kanë ofruar strehim për 400 raste, numri do të ishte më i lartë nëse gratë do të ishin më të informuara”, tha ai.

Braathu tha se pavarësisht që Qeveria e Kosovës ka bërë ligje të mira, sfidë mbetet ndarja e buxhetit.

“Kosova ka legjislacion dhe strategji për mbrojtjen e grave dhe po bëhet një punë e mirë, si rrjedhojë ne përkrahim institucionet e Kosovës ne luftën kundër dhunës, por që sfida e madhe për strehimoret është buxheti i ndarë enkas për të, mungon përkrahja nga komuna dhe donacionet. Jam i sigurt që institucionet e Kosovës do të punojnë, por edhe komunat se kjo nuk është vetëm e institucioneve qendrore”, shtoi shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Gjithashtu, ai parashtroi si problem mungesën e strehimoreve për meshkuj, pasi që sipas tij, edhe një përqindje e vogël e burrave rrahen nga të afërmit e tyre.

Zëvendësministri i Drejtësisë dhe koordinatori nacional kundër dhunës në familje, Naim Qelaj, tha se Kosova ka legjislacion të mirë por të pazbatueshëm.

“Ne kemi arritur me identifikuar në masë të madhe të metat në zbatimin e ligjit. Kosova padyshim që ka legjislacion shumë të mirë po ngecje ka në zbatim. Kundër dhunës në familje duhet merren të gjitha masat institucionale, duhet të trajtojë nga të gjitha institucionet. Ashtu edhe siç përcaktohet, kryerësi i dhunës duhet të largohet mirëpo në kushtet që jeton shoqëria jonë, me çështjet e pazgjidhura të pronës 90% të rasteve është viktima që largohet. Dhe shteti bashkë me partnerët tjerë kanë gjetur zgjidhjen që këto të dërgohen në strehimore pasi që edhe në të kaluarën janë ballafaquar me shumë probleme”, theksoi Qelaj mes tjerash.

Ndërkaq, Adile Shaqiri, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale tha se që nga dje ka hyrë në funksion edhe strehimorja në Novobërdë qe ngrit numrin në 8 strehimore në vend.

“Buxheti që kemi ndarë që nuk është i mjaftueshme, është bërë një monitorim i suksesshëm ku na rezulton se buxheti i ndarë është shkuar në vendin e duhur andaj nuk mund të themi se është pak. Me shumë prioritet kemi ngritur përqindjen e mbështetjes, andaj ftojmë partnerët që të vazhdojnë të ofrojnë shërbime pasi që kanë staf të profilizuar”, ka thëne Shaqiri.

1,129 raste të dhunës në familje duke përfshirë shtatë persona që pësuan vdekje janë raportuar nga Policia e Kosovës në periudhën janar-shtator 2018, rritje kjo prej më shumë se 13% nga një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment