Limaj nga Brukseli: Taksa nuk largohet pa e njohur Serbia Kosovën

Limaj nga Brukseli: Taksa nuk largohet pa e njohur Serbia Kosovën

10:01, 08/01/2019

11:41 - Përfundon takimi në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit në Bruksel.

Menjëherë pas takimit që zgjati më shumë se një orë janë deklaruar për media dy kryenegociatorët, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

“Sapo përfunduam takimin me zonjën Mogherini ku prezantuam rolin e këtij delegacionit. Shprehem se jemi të gatshëm të zhvillojmë dialogun që çon në njohje reciproke”, u deklarua Ahmeti.

Ai ka treguar Mogherini ka thënë që me normalizim nënkupton mbylljen e secilës çështje të hapur, përfshirë edhe njohjen.

Nga Mogherini na u bë të qartë se po punohet në atë drejtim, marrëveshja do të quhej normalizuese. Do të sjellje njohje nga shteti i Serbisë dhe të shohim se a mund të arrihet marrëveshje. Sipas zonjës Mogherini idea është që do të bëhen takime në një orar më të ngjeshur për të parë se a mund të arrihet një marrëveshje. Këtu po punohet nga anëtarë të institucioneve të ndryshme të huaja. Ka pasur koordinim nga Washingtoni dhe Moska që mund të arrihet një marrëveshje. Sipas Mogherinit çdo marrëveshje që përfaqëson vlerat e BE-së, është e pranueshme” tha Ahmeti.

 Kryetari i PSD së tha se kanë folur edhe për taksën dhe kanë shprehur qëndrimin e Kosovës, se nuk hiqet taksa.

U ngrit edhe një herë çështja e taksës, që u tha se Serbia nuk vazhdon dialogun, por ne e bëmë të qartë se nuk mund vetëm të hiqet taksa dhe Serbia të vazhdojë me politikën e saj”, shtoi Ahmeti, transmeton Syri Kosova.

Ndërsa  kryenegociatori zv.kryeministri Fatmir Limaj tha se nga marrëveshja do të ketë njohje reciproke.

Nuk ka më dialog pa asnjë marrëveshje, duhet të kemi marrëveshje gjithëpërfshirëse  që në zemër ka njohjen reciproke, biseduam edhe për viza. E vlerësojmë punën e Komisionit, mirëpo kërkuam që t’i jepet angazhim shtesë kësaj çështje dhe Kosova të merr lajme të mira. Sot kemi pasur takim të rëndësishëm dhe jam i kënaqur me këtë takim”, tha Limaj.

Limaj shtoi se për të hequr taksën 100 për qind për Serbinë, shteti serb duhet të plotësojë shumë kushte.

Serbia duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet që Kosova ta heq taksën, shteti serb nuk ka respektuar Kosovën dhe as dokumentacionet e saj

    11:25 - Njëri nga udhëheqësit e delegacionit shtetëror të Kosovës, Fatmir Limaj ka folur nga Brukseli, ku ka treguar për temat që priten të diskutohen në dialog, për taksen dhe për rrjedhojën se si do të shkoj nesër takimi me BE-në.

    Një nga temat sipas Limajt që do të trajtohet do të jenë krimet e luftës.

    Temë tjetër do të jetë çështja e trajtimit të krimeve të luftës. Janë qindra masakra, ku përgjegjësit nuk janë para ligjit” u shpreh Limaj.

    Ndërsa i dërgoj mesazh shteti serb se pa e zgjidhur çështjen me Kosovën nuk ka integrim evropian.

    Sa i përket taksës ai tha se ajo nuk hiqet deri kur Serbia ta njehë Kosovën.

    Taksa shpërfaq diçka që është me vitet të tëra. Taksa ka shpërfaq që nuk kemi marrdhënie jo-normale. Serbia vazhdon që të mos e njohë dokumentacionin e Kosovës. Bizneset tona kanë një milion pengesa tarifore kur futen në Serbi. Kur Serbia ta njehë Kosovën, kur vijmë në atë marrëveshje atëherë taksa bëhet e panevojshme” vazhdoi Limaj.

    Image

    10:15 - Në këto çaste në Bruksel ka filluar takimi i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

    Limaj dhe Ahmeti janë parë të shoqëruar nga Avi Arifi, Dardan Gashi si dhe nga PSD-ja të pranishëm janë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

    Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës, me gjithë kundërshtimin e marrë nga LDK dhe Vetëvendosja.

    Ky takim është vlerësuar më shumë konsultues.

    10:01 - Për pak minuta pritet të fillojë takimi i parë në Bruksel në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherinit.

    Ekipi Negociator kosovar përbëhet nga 11 burra, e drejtohet zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Takimi është parapara të jetë vetëm një takim njohës.

    Presidenti Thaçi, javë më parë në një konferencë për media tha se ai do të këshilloj grupin negociator sa herë që ata kanë nevojë, ndërsa për takimin e sotëm të delegacionit, kishte thënë se përderisa ata do të jenë duke dialoguar, ai do të ishte në Brezovicë.

    Pala serbe, disa herë ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në takimet e tjera për shkak të taksës 100%.

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco