Aksident i rëndë, vdesin dy të rinj në Ferizaj

Aksident i rëndë, vdesin dy të rinj në Ferizaj

10:26, 16/12/2018

Një makinë është përplasur sot rreth orës 04:10 minuta në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Policia njofton se sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur shoferi i makinës Opel Tigra, 27 vjeçar me inicialet E. M., ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë.

Shoferi dhe  pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar plagë të rënda.

Si pasojë shoferi i makinës ka ndërruar jetë në urgjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK Prishtinë, ku më pas edhe ai ka humbur jetën.

Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco