Votimi në Kuvendin e Kosovës, Mediu: Kjo ushtri bën krenar gjithë shqiptarët

Votimi në Kuvendin e Kosovës, Mediu: Kjo ushtri bën krenar gjithë shqiptarët

14:34, 14/12/2018

Kreu i Republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës të Ushtrisë.

“Sot Ushtria e Kosovës nis rrugën e saj për t’ju bashkuar NATO-s për ti bërë pjesë e aleancës me te fuqishme ushtarake dhe demokratike”, shkruan Mediu në facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Urime Kosovës për Ushtrinë e saj
Kjo ushtri bën krenar gjithë shqiptarët. Bën krenar gjithë ata që luftuan për lirinë, pavarësinë dhe Shtetin e Kosovës. 
Pasardhëse e denjë e UÇK dhe Adem Jasharit. 
Sot Ushtria e Kosovës nis rrugën e saj për t’ju bashkuar NATO-s për tu bërë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake dhe demokratike.
Sot ky moment është një moment vlerësimi dhe respekti karshi partnerëeve ndërkombëtarë veçanërisht SHBA, BE dhe UK.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco