Ushtria e Kosovës Meta: Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik

Ushtria e Kosovës Meta: Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik

11:07, 14/12/2018

Votimi nga ana e Kuvendit të Kosovës për krijimin e ushtrisë ka sjellë edhe përshendetjen nga kreut i shtetit shqiptar Ilir Meta.

Në një postIm në faqen e tij në facebook ai shkruan se “Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë”

Ja postimi i plotë i Metës:

Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë.

Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco