Acar dhe dëborë/ Ja çdo të ndodhë me motin sot

Acar dhe dëborë/ Ja çdo të ndodhë me motin sot

23:47, 12/12/2018

Sot në Kosovë ka mbajtur mot relativisht i ftohtë ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave.

Sipas parashikimeve reshjet e herëpashershme të borës do të duhej të vazhdonin edhe gjatë natës në të Premten dhe në mëngjesin e së Premtes.

Gjatë ditës së Premte reshjet do të ndërpriten dhe temperaturat do të ngritën si pasojë e masës ajrore të ngrohtë nga Mesdheu, erërat jugore do të fuqizohen gradualisht por nuk priten erëra ekstreme.

Në Maqedoni ngjashëm sikur në Kosovë, kurse në Shqipëri sot në juglindje, lindje, verilindje dhe viset malore të vendit priten reshje të dobëta deri mesatare bore herë pas here. Me ngritjën e temperaturave do të fillojnë reshjet e shiut ku më intensive do të jenë në veri të Shqipërisë. Në Bregdet herë pas here priten rrebeshe të fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Në Mal të Zi do ti kemi reshjet më të dendura : në jug reshje shiu, herë pas here rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë, kurse në veri dhe viset malore priten reshje të dendura bore. Reshje mjaft të dendura bore të Premtën priten në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi ku priten shtresa të mëdha bore nga 10 cm. në viset e ulëta deri në 50 cm. në viset malore.

Të Shtunën reshjet e borës pritet të vazhdojnë në Serbi dhe Bosjnë dhe Hercegovinë si dhe reshje të fuqishme bore do të fillojnë edhe në veriun e Malit të Zi. Pasditën e së Shtunës reshjet e shiut do të intensifikohen në Shqipëri por do të fillojnë edhe në Kosovë dhe pjesërisht edhe në Maqedoni, kurse mbrëmjen e së Shtunës reshjet e shiut do të kalojnë në reshje bore në Kosovë dhe verilindjen e Shqipërisë të cilat gjatë natës në të dielën do të intensifikohen. Reshjet e borës do të ndërpritën në mëngjesin apo paraditën e së dieles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco