FOTO/ SHBA furnizon Kosovën me makina ushtarake

FOTO/ SHBA furnizon Kosovën me makina ushtarake

23:19, 09/12/2018

SHBA ka vendosur të furnizojë Kosovën me mjete ushtarake dhe ky duket se është vetëm fillimi i krijimit të ushtrisë.

Është deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili ka folur për disa pika kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë përkrahëse të fuqishme për Kosovën.

Sipas Abdixhikut, në pushtim, luftë dhe paqe, SHBA po ofron ndihmë për Kosovën.

Sipas tij arritjet e 51 mjeteve ushtarake në Kosovë janë veçse fillimi.

Postimi i tij deputetit Lumir Abdixhiku:

Historia që s’duhet harruar kurrë:

– 1992 Amerika vendosë vijë të kuqe për Kosovën.

– 1999 Amerika intervenon ushtarakisht për Kosovën.

– 2008 Amerika sponsorizon pavarësinë e Kosovës.

– 2018 Amerika mbështetë e ushtrinë e Kosovës.

Në pushtim, në luftë, në paqe. 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë.

Ky është veçse fillimi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco