Lista e vendeve më të rrezikshme në botë, ja ku renditet Kosova

Lista e vendeve më të rrezikshme në botë, ja ku renditet Kosova

11:58, 15/11/2018

Libia, Afganistani dhe Somalia, janë vendet më të rrezikshme në botë, duke iu referuar një harte të re të dizajnuar për turistët që i paralajmërojnë ata për rreziqet jashtë vendit.

“Harta e rrezikut të udhëtimeve” për vitin 2019 ka zbuluar vendet në të cilat udhëtimi mund të jetë me probleme më të mëdha kur është fjala për sigurinë në rrugë dhe ofrimi i shërbimeve mjekësore.

Ndërsa, vendet sikurse Finlanda, Norvegjia dhe Irlanda konsiderohen si vendet më të sigurta në hartë.

Harta është përpiluar me ndihmën e specialistëve mjekësor dhe ekspertëve të Sigurisë Ndërkombëtare SOS.

Libia, Afganistani, Somali, Malia, Sudani, Siria dhe disa vende tjera renditen te kategoria më e rrezikshme, e cila është e shënuar me ngjyrë të kuqe të mbyllët.

Përderisa, kjo hartë Kosovën e paraqet me një rrezikshmëri mesatare, ndërsa të gjitha vendet tjera të Ballkanit, renditen në kategorinë e vendeve me rrezikshmëri të ulët për sigurinë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco