Shqiptarja shembull e integrimit, police dhe futbolliste në Zvicër

Shqiptarja shembull e integrimit, police dhe futbolliste në Zvicër

03:12, 12/11/2018

Sumeja është e bija e Eminës dhe Nasuf Abdixhiku – Naski nga Terrnoci i Bujanocit, aktor dhe piktor i njohur shqiptar në Zvicër

Friburg, 11 nentor  -Mërgimtarët tanë në perendim sot nuk janë më si dikur sharragjinj të Esad Mekulit në Beograd apo si dikur vajzat tona qe punonin me qira goblene apo “tentene” për grate serbe ne Bujanoc apo Preshevë, por ato sot jane ministresha, ambasadore, mjeke, akademike, police, prokurore, patrone etj.. ne vend dhe ne perendim.

Se ato janë te shkolluara dhe integruara mire”në Zvicër dhe vendet tjera te BE-së  (Gjermani,  Austri, Belgjikë, Itali) deri në SHBA, dëshmon jo vetëm gjuha e tyre që flasin mirë, por edhe detyrat, postet dhe fuksikonet  e tyre qe i ushtrojne ne vendin ku veprojne, cka ju ka besuar shtetet e ketyre vendeve oksidentale.

Zviceranja Sumeja Salihu, policja e parë shqiptare ne uniformën e policisë ne Friburg

Njëri nga to është edhe Sumeja Abdixhiku e cila sot i kotribuon shoqërisë në Friburg te Zvicres me profesionin e saj si police dhe futbolliste. E diplomuar për police, Sumeja Abdixhiku ka veshur uniformën e policisë zvicerane e cila ndjehet shume krenare.

“Jam krenare qe jam shqiptare po aq sa jam edhe zvicerane dhe mbaje me nder uniformen e policisë së ketij shteti qe me ka shkolluar dhe edukuar ne frymen e demokracise dhe tolerances..” ka thënë për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” vendajsa jone Sumeja Abdixhiku e cila jeton dhe vepron me prinderit ne Friburg të Zvicrës. Ndryshe, Sumeja është e bija e poet dhe piktorit të njohur shqiptar në Zvicër, Nasuf Abdixhiku – Naski nga Terrnoci i Bujanocit.

Sumeja si ja arrine t’i mbash te prfesione edhe police dhe fubolliste ?

Sumeja krahas punes zyrtare ajo ka kohe edhe per aktivitett e lira. Ushtron karate, lexon libra, e don notin por edhe luan tenis dhe Futboll. Ket te fundit gati-gati e ka bere veq  si pasion, gati edhe “profesion” e cila luan futboll ne Ekipin e njohur Kantonal te Friburgut – M16. Ajo eshte futbolliste e shkelqyeshme e cila per cdo ndeshja ajo shenon se paku një gol. Ne fushen e gjelbert ajo eshte e ashper (jo bash si police) por pak me “but” prandaj edhe ajo ne shpinde barte Nr.11 sulmuese (attaquante) e cila kurr e rroke topin kundeshtaret e kanë pak si merzi me i dal përpara, siq u deshmuar ne ndeshjen e fundit ne Gjenevë, ne lojen mes Friburgut dhe Vaudit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Pra se te kalonte ne F16 te Friburgut Sumeja ka luajtur ne vazhdim per M18 te Yverdinit. Gjatë 2 viteve e gjysëm Sumeja sa ishte Sumeja ne at ekip ata fituan vendin e parë ne shampionat Zvicran. Aty ka lujt ne ligen e par A afer 3 viteve. Pastaj ajo kaqen e ftuar  nga ekipi i Bernit Young Boysi (ekipi i femrave)

Se si ia arrinë t’i mbaj dy profesionet edhe police dhe fubolliste? Kësaj pyetje Sumeja Abdixhiku ne vazhdim për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” eshte përgjigjur se “kur ke vullnet dhe pergatitje padyshim se edhe sukseset nuk mungojne. Për gjitha keto suksese padyshim se meritat i kane prinderit e mi Naskit dhe Eminës te cilet me shkolluan dhe edukuan qe me profesionin tim qe posedoj sot, jo vetem mua qe me kane hapur ardhmerine e sigurt dhe perspektiven,  por me eshte dhene rasti edhe mua t’i kontrbuoja shoqërise ne mjedisin ku jetoj. Uroj qe edhe prinderit e tjere te edukojne dhe arsimojne fëmijet e tyre ne kete frymë..”

Cka te themi me ne fund per Sumejën, pos  lumë e t’na per qikat tona ne Zvicër. Ato po shkëlqejne si nga bukuria ashtu edhe nga zotësia e profesioni. Sumeja Abdixhiku, shembull integrimi, vajzë kjo nga Terrnoci (Lugina e Preshevës) kapacitete, edhe police edhe futbolliste në Friburg i lumte. Redaksia “Presheva Jonë” i uron shëndet dhe suksese, që ajo te sherbeje si shembull per te rinjt dhe te rejat tjera ne Zvicër./ Presheva Jonë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco