FOTO/ Deputetët votojnë me shumicë për ushtrinë e Kosovës

FOTO/ Deputetët votojnë me shumicë për ushtrinë e Kosovës

12:52, 18/10/2018

101 deputetë kanë votuar për projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në sallë kanë qenë 102 deputetë ndërsa përkrahje i kanë dhënë të gjitha partitë shqiptare ndërsa deputetët e Listës Serbe e kanë kundërshtuar këtë projektligj dhe e kanë bojkotuar seancën.

Lista Serbe e ka braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës, pak minuta para se të hidhen në votim tri projektligjet për Ushtrinë.

Njëri nga deputetët e Listës Serbe mbajti një fjalim të shkurtër ku shprehu qëndrimin kundërshtues të Listës Serbe, para se ky grup të braktiste seancën.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë gjatë seancës se ndryshimi i ligjeve për FSK-në është në kundërshtim me aktet ndërkombëtare për Kosovën.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha se partia e tij e përkrah formimin e ushtrisë dhe se do e votojë projektligjin që e ka prezantuar ministri i FSK-së Rrustem Berisha.

Hoti tha se ashtu siç ka sjell paqe dhe stabilitet krijimi i shtetit të Kosovës, ashtu do të sjell edhe formimi i ushtrisë.

Në fjalimin e tij Hoti tha se ka pas përpjekje dhe ka, për të akuzuar pa bazë dhe për nxjerrje të përfitimeve personale.

Sipas tij ka pas përpjekje për të marrë meritat për themelimin e ushtrisë.

 "LDK gjatë kohës sa ka udhëhequr Qeverinë ka bërë përpjekje të pandalshme që të ketë ushtri të mirëfilltë. Themelimi i ushtrisë është një arritje edhe e SHBA-ve.  Kjo forcë do të punojë për sigurinë e te gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ju ftoj të mbështesni krijimin e kësaj force. Kjo forcë meriton të jetë pjesë e NATO-s.  Askush nuk duhet t’i druhet themelimit të kësaj force", tha Hoti.

Ndërkohë që Ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, duke kërkuar nga deputetet që ta votojnë atë.

Berisha tha se kjo është bërë sipas Kushtetutës.

 "Kjo është bërë në kuadër të Kushtetutës që do të mundësojë riorganizimin e Ministrisë. Ky projektligj parasheh riorganizimin e MFSK-së. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e përbërë nga shërbyesit civil dhe personeli ushtarak", tha Berisha.

 Ai tha se të gjitha ndryshimet do të bëhen sipas rishikimit të sektorit të sigurisë që janë të dhe që janë të parashikuara në planin e tranzicionit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco