Haradinaj: Vasfije Krasniqi, mposhti heshtjen dhe u kryengrit kundër aktit më çnjerëzor

Haradinaj: Vasfije Krasniqi, mposhti heshtjen dhe u kryengrit kundër aktit më çnjerëzor

09:30, 18/10/2018

Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim Vasfije Krasniqi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “rrëfimi i saj, si pasqyra më reale e përjetimeve tragjike të popullit tonë, është shtysë e fuqishme për ngadhënjimin e drejtësisë dhe që ta njoh bota të vërtetën e Kosovës”

Postimi i plotë:

Vasfije Krasniqi, mposhti heshtjen dhe u kryengrit kundër aktit më çnjerëzor, duke u bërë model i shoqërisë sonë për të guxuar. Ajo i dha zë të vërtetës dhe forcë të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës për të dëshmuar. Rrëfimi i saj, si pasqyra më reale e përjetimeve tragjike të popullit tonë, është shtysë e fuqishme për ngadhënjimin e drejtësisë dhe që ta njoh bota të vërtetën e Kosovës. Mëngjesin e sotëm, këtë grua të jashtëzakonshme, e përgëzova për guximin e përmasave heroike. Të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës e kanë tërë mbështetjen tonë dhe asnjëherë nuk duhet të ndihen të vetme në këtë betejë për drejtësi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco