Dokumenti/ Në ditën e largimit nga OKB, Nikki Haley i bëri këtë favor Kosovës

Dokumenti/ Në ditën e largimit nga OKB, Nikki Haley i bëri këtë favor Kosovës

10:38, 17/10/2018

Nikki Haley ka dhënë dorëheqje ditë më parë nga posti i ambasadores së SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në ditën kur ka dhënë dorëheqje ajo i kishte shkruar një letër sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ku i kërkonte që UNMIK-u të tërhiqet nga Republika e Kosovës.

Letra është dërguar me 9 nëntor, në të njëjtën ditë që Nikki Haley njoftoi se do të jap dorëheqje. Letra iu dërgua sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Në atë letër Haley ka thënë se mbështet synimet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të OKB-së, për ruajtjen e paqes në botë.

Haley e ka cilësuar si një sukses të misionit të UNMIK-ut ruajtjen e paqes karshi një konflikti kompleks siç ka qenë situata në Republikën e Kosovës.

Megjithatë në letrën e saj, ajo thotë se vazhdimi i misionit të UNMIK-ut në mënyrën siç është vetëm do të mbajë peng kohën dhe burimet e misionit të OKB-së.

Prandaj në letrën e saj dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Haley kërkon që të ndërmarrin një strategji dhe të hartojnë një plan për largimin e UNMIK-ut nga Republika e Kosovës. Express

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco