Albin Kurti ka një porosi-kujtesë për Hashim Thaçin: Serbia i ka vizatuar kufijtë e saj vetëm me bajonetë!

Albin Kurti ka një porosi-kujtesë për Hashim Thaçin: Serbia i ka vizatuar kufijtë e saj vetëm me bajonetë!

11:39, 16/08/2018

Për të disa ditën rresht kryetari i “Vetvendosja”, Albin Kurti, ka sulmuar presidentin Hashim Thaçi, për planin e tij të rishikimit të kufijve me Serbinë, në kuadër të një marrëveshje përfundimtare në muajin Shtator. Edhe ditën e sotme Kurti i ka kujtuar Thaçit, se Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta dhe jo me bisedime në paqe.

"Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishiqojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit." Kështu thuhej në Deklaratën Thaçi-Vujanoviq që sot i mbushi 6 muaj. Premtoi, nuk e bëri, dështoi! Tash edhe një korrigjim tjetër i kufirit? Paj, gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka. Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta” shkruan Kurti ditën e sotme në FB.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco