The Guardian: Pas festimeve me shqiponjë do të rriten tensionet në Ballkan

The Guardian: Pas festimeve me shqiponjë do të rriten tensionet në Ballkan

10:55, 23/06/2018

Gazeta britanike ‘The Guardian’ ka kritikuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për festimet e tyre me shqiponjë.

Një ditë pas ndeshjes të cilën Zvicra e fitoi 2 me 1 kundër Serbisë, gazeta ka shkruar se dy shqiptarët rrezikojnë të rikthejnë tensionet politike në Ballkan, pasi përdorën simbolin kombëtar të Shqipërisë për të festuar golat kundër Serbisë.

‘Dyshja, të dy shqiptarë, por të rritur në Zvicër, kthyen rezultatin pasi Serbia kishte epërsinë me golin e Aleksandar Mitroviç të shënuar në fillim të pjesës së parë’, shkruan The Guardian.

‘Të dy hapën duart për të bërë atë që njihet si shqiponjë me dy krerë të paraqitur në flamurin e Shqipërisë. Gjesti i tyre me gjasë do të rrisë tensionet mes nacionalistëve serbë dhe shqiptarëve’, shkruan gazeta e njohur britanike.

‘Shaqiri ka lindur në Kosovë, dikur pjesë e Serbisë që deklaroi pavarësinë në vitin 2008. Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy shteteve mbesin të tensionuara. Prindërit e Xhakës vijnë nga Kosova.

Babai i mesfushorit të Arsenalit ishte burgosur në ish-Jugosllavi për protesta për pavarësinë e Kosovës’, shkruan “The Guardian” për dy lojtarët shqiptarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco